Koincidenca e frikshme. Maradona dhe Fidel Castro, të bashkuar edhe në vdekje

27 Nëntor 2020
10:00
Alfred Lleshi
back button

Të bashkuar deri në fund. Legjenda argjentinase e futbollit ndau dritë-hijet brenda vetes si pak ikona të tjera në histori, jo vetëm në sport. Me dy rebelë të tjerë, antikonformistë, “Dora e Zotit” ndau gjithashtu një datë vendimtare, atë të vdekjes. Më 25 nëntor, katër vjet më parë, udhëheqësi kuban, Fidel Castro, u largua nga kjo botë. Atë e lidhte me “Pibe de Oro” një miqësi e veçantë, që zgjati me dekada. Në atë kohë pamë një Maradona shumë të prekur, që rrëfeu se Fidel kishte qenë si baba për të: “Komandanti im i vetëm. Nëse ngrihem çdo mëngjes sot, nëse mund të merrem me sport, nëse mund të jap intervista, i detyrohem kryesisht Fidelit”. Vite më parë, udhëheqësi Kuban e kishte quajtur Maradonën “El Che do sport”.

Po kështu, një tjetër ikonë, George Best, vdiq në të njëjtën ditë me Maradonën, pikërisht më 25 nëntor, 25 vite më parë, pas një beteje të gjatë me alkoolizmin. “Çfarë dite e trishtueshme! Çfarë ikone, çfarë humbjeje, – shkruajti djali i Best, Calum. – Çfarë ekipi do të kenë ata, atje lart (në qiell)”. Djali i yllit të Manchester United, i cili udhëhoqi “Djajtë e Kuq” drejt fitimit të Kupës së Kampionëve më 1968, gjithashtu ndau një pikturë murale, që përshkruan fytyrat e qeshura të tre yjeve të pavdekshëm: Best, Maradona dhe Pele.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit