Koke: Ky mund të jetë viti i duhur në Champions

9 Gusht 2020
20:32
Telesport
back button

Në një intervistë për AS, kapiteni i Atletico Madrid Koke foli për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Leipzig: “Rivali i preferuar në gjysmëfinale? Mendojmë vetëm për Leipzig. Nuk kemi kujdes për pjesën tjetër, por vetëm mendojmë për kalimin. Mendojmë të luajmë dhe fitojmë, jo gjysmëfinalen e mundshme, me PSG ose Atalanta ose një finale e mundshme, sepse kjo nuk është filozofia jonë”.

“Mendojmë dita ditës, lojë për lojë dhe nuk lëvizim prej andej. Fiksim apo ëndërr për trofeun? Nuk pata fatin ta fitoja, humba dy finale, por në fund kështu është futbolli”. 

“Një duhet të fitojë dhe tjetri duhet të humbasë dhe sa herë që të humbësh zgjohesh me më shumë entuziazëm dhe më shumë dëshirë për të fituar atë turne. Kemi një shans të mirë për të fituar këtë titull nëse bëjmë gjithçka në rregull” 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit