KOKSH zyrtarizon kualifikimin e mundësit Abakarov në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

16 Tetor 2023
8:45
Telesport
back button

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se mundësi Zelimkhan Abakarov ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

30-vjeçari me origjinë ruse, por që prej disa vitesh gaton për Shqipërinë, ka siguruar një biletë për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Abakarov këtë vit mori medaljen e bronztë në Botërorin e mundjes zhvilluar në Serbi, në peshën 57kg.

Në fakt, kjo gjë u konfirmua një muaj më parë nga “telesport.al”, pas përfundimit të botërorit, por tashmë ka ardhur zyrtarizimi edhe nga KOKSH. Një vit më parë, Abakarov u shpall kampion bote në këtë peshë.

Tashmë janë dy spotryistët kuqezinj që kanë siguruar një biletë për në Olimpiadën pariziene të vitit të ardhshëm: Mundësi Zelimkhan Abakarov dhe atletja Luiza Gega. Ikona e pistës shqiptare do të garojë në 3000 metra me pengesa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit