Kolumbi-Brazil, sherr i pabesueshëm: ndërhyn policia (Video)

18 Nëntor 2023
19:00
Denis Hakanaj
back button

Një ndeshje e luftuar me tension të lartë: në kualifikueset e Amerikës së Jugut, Kolumbia mundi Brazilin 2-1, në një ndeshje që ka pasur shumë histori brenda vetes.

Nga lumturia e Luis Diaz, i cili ishte vendimtar me një dygolësh në katër minuta kushtuar babait të tij, i cili ishte i pranishëm në stadium pas pengmarrjes dhe shpërtheu në lot në golat e të birit.

Më pas “befasia” për brazilianët që ka humbur Vinicius (i cili doli në mes të pjesës së parë) përpara ndeshjes vendimtare për kualifikim kundër Argjentinës të mërkurën. Por jo vetëm kaq: edhe pas-ndeshja pati shumë tension.

Në përfundim të takimit, në sallën e shtypit, papritur shpërtheu një sherr mes anëtarëve të dy delegacioneve, i filmuar në një video që u bë menjëherë virale.

Shtytje, grushte dhe një atmosferë që nxehet gjithnjë e më shumë, aq sa kërkohet ndërhyrja e personelit të sigurisë për të qetësuar gjërat.

Arsyeja e sherrit është e paqartë: qarkullojnë disa versione, duke përfshirë keqkuptimin e zonës në të cilën trajneri brazilian Diniz do të kishte folur pas ndeshjes, apo edhe vendosja e një pankarte reklamuese nga delegacioni brazilian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit