Kombëtaret e rrjetës miqësore me Kosovën me rastin e festës së Pavarësisë, ja lojtarët e përzgjedhur

12 Shkurt 2019
18:48
Telesport
back button

Më datën 16 shkurt, dy ekipet kombëtare të volejbollit do të udhëtojnë drejt Kosovës, për të marrë pjesë në turne miqësor që organizohet nga Federata Kosovare e Volejbollit, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë. Një event i përvitshëm mes dy vendeve, që do të vijojë traditën edhe këtë sezon. Ndeshjet do të luhen në Gjakovë.

Federata Shqiptare e Volejbollit ka publikuar sot edhe listën e ekipeve kombëtare që do të shkojnë në këtë turne. Kombëtarja e femrave është e përbërë vetëm nga lojtare që luajnë në kampionatin shqiptar. Ndërsa për meshkuj, Shqipëria do të luajë me ekipin kombëtar U-20, që përgatitet edhe për disa evente ndërkombëtare këtë verë.

Kombëtarja e femrave – Të rritura

Lojtare: Çezarina Xheka, Amela Qershia, Artiola Rexhepi, Antoneta Molla, Izabela Dodani, Joana Kushi, Xhovana Kacorri, Diana Vistaraj, Fatbardha Picaku, Nefize Bajramoglu, Elisa Beshiri, Luljeta Stermilla. Trajnerë: Altin Martiri, Roland Tarja

Kombëtarja e meshkujve – U20

Lojtarë: Bledi Rama, Xhulio Lumani, Emanuel Driza, Muharem Deliu, Juli Çela, Leonard Doda, Redi Bakiri, Gest Kapidani, Klaudio Barçi, Eldorado Aga, Julian Talaj, Grigor Vasili, Kevi Jazexhiu, Indrit Haxhimihali. Trajnerë: Arben Sako, Agim Reka

Lajme të tjera

Lajmet e fundit