Kombëtaret U-19 dhe U-17 nisin grumbullimet. Ja lista e lojtarëve dhe programi i tyre

14 Korrik 2020
13:41
Alfred Lleshi
back button

FSHF-ja, përmes faqes së vet zyrtare në internet, ka bërë me dije se kanë filluar grumbullimet dy kombëtaret tona kuqezi, U-19 dhe U-17. Trajnerët respektivë, Nevil Dede dhe Elvin Beqiri do të kenë mundësinë të punojnë me të përgjedhurit e tyre në Durrës e Shkodër, duke zhvilluar stërvitje dhe ndonjë ndeshje kontrolli. Më konkretisht bëhet me dije se: “Skuadra kombëtare U-19 do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh në Durrës, 14-17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Apoloninë U-19 dhe kombëtaren U-18. Ky grumbullim do t’i shërbejë teknikut Dede për t’u njohur me lojtarët e rinj dhe për të parë nga afër gjendjen e tyre”.

Për programin e Shqipëria U-17, FSHF sqaron: “Kombëtarja e drejtuar nga Elvin Beqiri do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh, 14-17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Vllazninë U-17 dhe Shënkollin U-17. Ky grumbullim do t’i shërbejë teknikut për t’u njohur me lojtarët e rinj, si dhe për të parë nga afër gjendjen e tyre”. Më poshtë mund të njiheni me lojtarët e grumbulluar në të dyja kombëtaret:

 Lista e U-19

 Lista e U-17

Lajme të tjera

Lajmet e fundit