Kombëtarja e femrave na nderon, fiton ndeshjen e dytë në “Air Albania”

13 Shkurt 2020
17:23
Eraldo Harlicaj
back button

Kombëtarja shqiptare e femrave U-16 ka fituar ndeshjen e dytë në pak ditë. Ekipi i radhës që ka provuar forcën e ekipit tonë ishte Gjeorgjia që u mposht me rezultatin 3-1, në “Air Albania”. Stadiumi më i madh i Shqipërisë po mirëpret turneun e Zhvillimit të UEFA.  

Agustin Kola shijoi fitoren e dytë me golat e Qosjes, Çokas dhe Shahajt, ndërsa goli i Sulashvilit në minutën e 21′ ishte thjeshtë për statistikë. Ndeshja e sotme pati interes të lartë, pasi të pranishëm ishin rreth 5000 tifozëve. 

Nxënës dhe studentë kishin mbushur stadiumin duke përfituar dhe nga hyrja që ishte galasfalas. Ndeshja e fundit e vajzave kuqezi është ajo kundër Malit të Zi, më 16 shkurt, në orën 14:00, në “Air Albania”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit