Kombëtarja e Gjermanisë me gjest të madh, dhurojnë këtë shumë për luftën ndaj Coronavirus!

18 Mars 2020
17:29
back button

Lufta ndaj Coronavirusit është gjëja kryesore tashmë dhe të gjithë, sidomos në botën e futbollit po solidarizohen, duke dhënë edhe kontribut monetar për spitalet. Shumë klube italiane kanë reaguar, ndërsa së fundmi reagim vjen edhe nga Gjermania.

Lojtarët e Kombëtares gjermane të futbollit kanë dhuruar 2.5 milionë euro për të luftuar këtë virus të tmerrshëm. Lajmi është bërë i ditur nga Oliver Bierhoff, drejto administrativ i Kombëtares së pancerave.

“Më bëhet qejfi që Kombëtarja ka bërë këtë donacion prej 2.5 milionë eurosh për ndihmë të menjëhershme. Është një gjest i madh solidariteti”, është shprehur Bierhoff.

Në Gjermani janë konfirmuar mbi 12 mijë raste të prekurish, ndërsa për fat të keq ka edhe 27 viktima.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit