Kombëtarja e mbyll me humbje, e 12-ta në Europianin e Divizionit B

22 Korrik 2019
13:29
Telesport
back button

Në Portugali u zhvilluan ndeshjet e Divizionit B të Kampionatit Europian në Basketboll për meshkuj, aty ku u përfaqësua edhe kombëtarja kuqezi. Djemtë e drejtuar nga trajneri Henri Moja e mbyllën këtë event në vendin e 12-të mes 24 ekipeve. Në total, Shqipëria arriti 2 fitore dhe 5 humbje.

Kuqezinjtë zunë vendin e katërt në fazën e grupeve (1 fitore e 3 humbje), duke luajtur më pas për vendet 9-16. Në këtë fazë të dytë, Shqipëria arriti një fitore me Bjellorusinë dhe më pas pësoi dy humbje, ndaj Suedisë e Finlandës, duke u pozicionuar në vendin e 12-të.

Një rezultat i mirë ky i kuqezinjve, që arritën objektivat, madje arritën të hyjnë në grupin e skuadrave që duelojnë për vendet 9-12, në një Europian të fortë. Kampion i këtij Europiani (Divizioni B) doli Portugalia, vendi organizator.

Rezultatet teknike (Grupi B)

Shqipëri – Finlandë, 48-87

Shqipëri – Bullgari, 62-82

Shqipëri – Republika Çeke, 76-111

Shqipëri – Rumani, 73-68

Vendet 9-16

Shqipëri – Bjellorusi, 76-75

Vendet 9-12

Shqipëri – Suedi, 71-83

Vendet 11-12

Shqipëri – Finlandë, 51-80

Lajme të tjera

Lajmet e fundit