Kombëtarja gjen shtëpi për stërvitje, një klub i hap dyert pa pagesë

19 Gusht 2019
19:33
Telesport
back button

Kombëtarja e basketbollit për meshkuj po kryen përgatitjet e saj për ndeshjen e fundit në fazën para-eliminatore të Kampionatit Europian “Eurobasket 2021” në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”, në Durrës. Në një postim në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, Akademia konfirmon se ka lejuar ekipin kombëtar të stërvitet pa pagesë në mjediset e saj.

Më 21 gusht, Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali do të luajë ndeshjen e saj të fundit në këtë Europian, teksa përballë do të jetë kombëtarja e Danimarkës. Kuqezinjtë nuk janë lejuar të stërviten në mjediset e sallës së lojërave “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park pasi  FSHB (Federata Shqiptare e Basketbollit) nuk ka kryer pagesën.

Ndaj APR (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit) që ka në menaxhim këtë sallë sporti ka kyçur dyert për kombëtaren. Nuk dihet ende nëse ndeshja Shqipëri-Danimarkë (21 gusht, ora 19:00) do të luhet në “Feti Borova” (sipas programit) apo në mjediset e Akademisë Goga, në Durrës.

Kombetarja ne mjediset e Akademise Dhimitraq Goga

Lajme të tjera

Lajmet e fundit