Kombëtarja humbet ndaj Rumaninsë, e fundit në grup dhe eliminohet nga Europiani

4 Korrik 2022
8:03
Telesport
back button

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka mbyllur shumë shpejt aventurën e saj në Eurobasket 2025 (Kampionati Europian). Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali u mundën 76-62 nga Rumania në ndeshjet e fundit të fazës para-eliminatore.

Ndeshja e luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës  ishte e vlefshme për Grupin B, aty ku Shqipëria u rendit e fundit, pas Rumanisë dhe Luksemburgut. Edhe pse kuqezinjtë e nisën mirë këtë aventurë, me një fitore ndaj Luksemburgut, më pas erdhën tri humbje, që e pozivionuan kombëtaren shqiptare në fund. Në fazën tjetër avancon Rumania.

Për sa i përket ndeshjes së luajtur në Durrës, ajo ishte e ekuilibruar në 20 minutat e para (41-38 për miqtë). Rumunët shkëputen në pjesën e dytë, ku dhe bëjnë diferencën në parket, duke fituar 76-62. Shënuesi më i mirë për Shqipërinë në këtë sfidë ishte Taflaj me 12 pikë.

Në këtë ndeshjes, trajneri Bilali grumbulloi dhe aktivizoi mjaft të rinj, që do të jenë e ardhmja e kombëtares në eventet e tjera.

Rezultatet e kombëtares

Shqipëri – Luksemburg, 92-89

Rumani – Shqipëri, 101-84

Luksemburg – Shqipëri, 76-75

Shqipëri – Rumani, 62-76

Lajme të tjera

Lajmet e fundit