Kombëtarja kuqezi, miqësore me Katarin në Paris

27 Prill 2019
13:36
Alfred Lleshi
back button

Kombëtarja shqiptare U-20 do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Katarin. Kjo është bërë e ditur sot nga FSHF-ja. Përmes faqes së saj në internet, qeveria jonë e futbollit ka zyrtarizuar: “20-vjeçarët kuqezinj, të drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të zhvillojnë një miqësore me Katarin U-20. Kjo ndeshje vjen pas ftesës së Federatës së Futbollit të Katarit, në vazhdim të marrëdhënieve të mira bashkëpunuese. 

Ndeshja miqësore do të zhvillohet më datën 15 maj, në “Marcoussis Center” të Parisit, në orën 18:00. Ekipi i trajnerit Biturku do të grumbullohet më 13 maj në Paris, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore deri në ditën e ndeshjes. Për këtë miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjeve 1999-2000, kryesisht nga kampionati shqiptar, për faktin se nuk është një datë zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit