Kombëtarja në rrezik për shkak të stolit me United: Nuk mund ta presim pafundësisht

26 Maj 2023
11:46
Telesport
back button

Pasi humbi vendin e titullarit te skuadra e Manchester United mbrojtësi Harry Maguire rrezikon të mos luajë më edhe me kombëtaren britanike. Lajmin e konfirmoi trajneri i kombëtares së “3 luanëve” Gareth Southgate, që sqartoi situatën e 30-vjeçarit.

Kjo është një situatë që nuk mund të zgjasë përgjithnjë. Shpresoj që të sistemohet sa më shpejt, pasi ka shumë të rinj që mund t’i zënë vendin në kombëtare”, tha Southgate, që e ka grumbulluar Maguire për dy ndeshjet që do të luajë më 16 e 19 qershor, respektivisht ndaj Maltës dhe Maqedonis së Veriut.

Kemi edhe Marc Guehi, Lewis Dunk e Toryne Mings në dispozicion, që po paraqiten mirë në kampionat. Gjithsesi, ata nuk kanë përvojën e Maguire në arenën ndërkombëtare”, tha Southgate, që javën e ardhshme do të nisë përgatitjet për eliminatoret e Euro 2024.

Me shumë gjasa, Harry Maguire do të lërë Manchester United këtë verë, për t’u sistemuar në një ekip tjetër anglez. Këtë sezon, që kur rinis kampionati pas ndërprerjes së botërorit, ai ka luajtur vetëm 3 ndeshje si titullar, duke “ngrohur stolin” e djajve të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit