Kombëtarja në Serbi, trajneri Gjoni: Na shanë e goditën me çakmakë, kemi policinë në hotel

25 Tetor 2021
11:14
Gentian Spiri

Në Beograd të Serbisë do të nisë sot Kampionati Botëror i Boksit për të rritur, event ku do të përfaqësohet edhe vendi ynë. Pavarësisht zërave se Shqipëria nuk do të merrte pjesë në këtë event, në shenjë solidariteti për moslejimin e Kosovës të hyjë në Serbi, boksierët kuqezinj do të jenë rregullisht në ring.

Në këtë event, Shqipëria përfaqësohet nga 3 boksierë: Alban Beqiri në peshën 71kg; Indrit Laçi në peshën 92kg dhe Nelson Hysa në peshën +92kg. Trajnerë të kombëtares janë Zef Gjoni e Renato Kurti.

Shorti i hedhur ka përcaktuar edhe rivalët e kuqezinjve. Alban Beqiri do të duelojë ndaj kenianit Boniface Maina në raundin e parë. Nelson Hysa, ka kaluar pa rival raundin e parë, ndërsa në të dytin do të duelojë ndaj Nigel Paul të Trinitat-Tobago. Pa rival në raundin e parë edhe Indrit Laçi, që pret të mësojë emrin e rivalit në raundin e dytë.

Ndërkohë, situata e ekipit kuqezi në Beograd nuk duket aspak e mirë. Kosova nuk do të garojë, ndërkohë që presioni psikologjik që po ushtrohet nga ekipit shqiptar është i madh. Në një intervistë për “Euronews Albania”, trajneri i kombëtares Zef Gjoni sqaron tensionin që ka ndodhur në Beograd.

Në momentin që parakaluam me flamurin tonë kombëtar, pati vetëm vërshëllima nga ana e tifozëve serbë, madje na gjuajtën edhe me çakmakë. U bëmë 3 ditë këtu dhe në hotelin tonë sot ka polici. Mirë Kosovën nuk e lejuan të marrë pjesë, e ndalën 3 herë në kufi, po me ne çfarë kanë?”, tha trajneri Zef Gjoni.

Më tej, trajneri i mirënjohur shqiptar i boksit shtoi se i ka kërkuar kryeministrit shqiptar Edi Rama që të ndërhyjë të presidenti serb Vucic të ndërhyjë për të lejuar kombëtaren kosovare të boksit të lejohet të hyjë në Serbi e marrë pjesë në botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit