Kombëtarja nis grumbullimin për para-eliminatoret e Europianit, shansi i fundit për kualifikim

26 Qershor 2022
12:44
Telesport
back button

Kombëtarja e meshkujve në basketboll nis sot grumbullimin për ndeshjen e fundit të fazës para-eliminatore të Kampionatit Europian të Basketbollit 2025 (Eurobasket 2025). Shqipëria ndodhet në Grupin B, bashkë me Rumaninë e Luksemburgun.

Pas tri ndeshjeve të para, Shqipëria ka një fitore (92-89 ndaj Luksemburgut) dhe dy humbje (101-84 ndaj Ruamisë e 85-75 ndaj Luksemburgut), duke u renditur në vendin e fundit. Më 3 korrik, kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali do të luajnë sfidën e fundit, ku në Durrës  do të presin Rumaninë.

Takimi do të luhet në mjediset e Akademisë “Dhimtraq Goga” (ora 20:00). Një ndeshje me rëndësi për Shqipërinë, pasi i duhet fitorja për të shpresuar për më tej. Në fazën tjetër kualifikohet skuadra e renditur e para në secilin grupt dhe e dyta më e mirë nga tri grupet e kësaj faze para-eliminatore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit