Kombëtarja niset drejt Portugalisë për dy takimet eliminatore të botërorit

23 Nëntor 2020
10:42
Telesport
back button

Ndryshe nga kombëtarja e femrave, që nuk mori pjesë në fazën e dytë të fazës para-eliminatore të Europianit për shkak të pandemisë Covid-19, kombëtarja e meshkujve do t’i luajë dy takimet e saj të radhës. Këto ndeshje janë të vlefshme për fazën para-eliminatore të botërorit 2023.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ndodhet në Grupin A, bashkë me Portugalinë, Bjellorusinë e Qipron. Deri më tani, Shqipëria ka luajtur 2 ndeshje, ka humbur me Portugalinë dhe fituar me Qipron.

Kjo fazë e dytë do të zhvillohet me sistem grumbullimi, në Portugali, ku do të luhen dy sfidat e radhës. Më 26 nëntor, Shqipëria do të luajë ndaj Bjellorusisë (ora 17:30) dhe dy ditë më vonë do të përballet me Portugalinë (ora 19:00).

Kombëtarja kuqezi është stërvitur gjatë ditëve të fundit në Durrës, në mjediset e Akademisë “Goga Basket” dhe sot në mëngjes është nisur drejt Portugalisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit