Kombëtarja nuk është vetëm në Islandë, spikat “njeriu-shqiponjë” (fotot)

8 Qershor 2019
14:48
Alfred Lleshi
back button

“Njeriu-shqiponjë” nuk i ndahet askund kombëtares kuqezi. Një tifoz, që mund të mos ketë të dytë jo vetëm ndër shqiptarë, por edhe më tej. Fjala është për Besmir Limanin, që jeton në Zyrih të Zvicrës, i cili ka udhëtuar deri në Islandën e largët, bashkë me dhjetëra tifozë të tjerë kuqezinj, për të mbështeur kombëtaren tonë në ndeshjen kualifikuese ndaj vendësve. 

Fytyra e tij e “pikturuar” njësoj, sa herë luan Shqipëria, e bën atë të veçantë nga gjithë të tjerët, ka surprizuar pa masë edhe islandezët. Ai, bashkë me shqiptarë të tjerë nga vende të ndryshme të Europës, kanë mbërritur që dje në Rekjavik, ku kanë shijuar bukuritë natyrore të atjeshme. 

Para ndeshjes së sotme, ata kanë krijuar atmosferë të ngrohtë kuqezi në kryeqytetin islandez, ku nuk ka munguar edhe kënga e vallja, kuptohet, në shoqërinë e lodrës. Kjo e fundit ka bërë xhiron e stadiumeve të botës, kudo ka luajtur kombëtarja e Shqipërisë… 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit