Kombëtarja serbe pushtohet nga Covid-19, e pëson edhe ylli i Lazio

18 Nëntor 2020
12:55
Alfred Lleshi
back button

Goditje e rëndë për Lazio: Sergej Milinkovic-Savic doli pozitiv në testin e Covid-19. Kjo u njoftua nga Federata Serbe e Futbollit përmes një deklaratë zyrtare. Mesfushori i Lazio nuk është i vetmi i infektuar në kombëtaren e vendit ballkanas. Lazovic i Verona, Nikoliç dhe një fizioterapist, gjithashtu dolën pozitiv. Ditët e fundit, Kolarov, gjithashtu, ishte testuar pozitiv dhe e braktisi kombëtaren serbe, për t’u karantinuar sipas rregullave mjekësore:

“Një ditë para ndeshjes kundër Rusisë, gjatë provave të rregullta për COVID-19, u zbulua se tre lojtarë të tjerë janë pozitivë. Këta janë Sergej Milinković-Savić, Darko Lazović dhe Gjorgje Nikolić. Së bashku me ta, gjithashtu një fizioterapist. Sa i përket anëtarëve të tjerë të ekipit kombëtar dhe stafit profesional, rezultatet janë negative.

Ashtu si në rastin e Luka Milivojevic, personeli mjekësor i kombëtares serbe të futbollit veproi menjëherë në përputhje me masat dhe protokollet e UEFA-s dhe qeverisë së Republikës së Serbisë. Të tre anëtarët e ekipit kombëtar dhe fizioterapisti u larguan nga Qendra Sportive “Stara Pazova”. 

Probleme të tjera për Lazio, e cila për disa kohë ka trajtuar disa çështje të tilla brenda skuadrës së saj. Inzaghi për sfidat e radhës humbet një tjetër lojtar me peshë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit