Kombëtarja si vatër infeksioni, del pozitiv i gjashti kuqezi

16 Tetor 2021
8:58
Alfred Lleshi

Covid-19 vazhdon të godasë Serie A në fund të kësaj ndalese të dytë, në funksion të kualifikueseve të ekipeve kombëtare. Salernitana, gjithashtu paguan çmimin me konfirmimin pozitiv të mbrojtësit shqiptar, Frederic Veseli.

Pas kthimit nga udhëtimi me kombëtaren shqiptare, mbrojtësi 28-vjeçar rezultoi pozitiv me Covid-19, pasi iu nënshtrua një tamponi pranë shtëpisë së tij. Lojtari nuk ka pasur asnjë kontakt me pjesën tjetër të ekipit dhe do të qëndrojë në izolim deri kur të negativizohet.

Ky është njoftimi zyrtar për shtyp i klubit Campania: ” L’U.S. Salernitana 1919 raporton se futbollisti Frédéric Veseli kur u kthye nga ekipi kombëtar dhe rezultoi pozitiv në tamponin molekulare të kryer në shtëpinë e tij”.

Për momentin, janë gjashtë, kuqezinjtë e infektuar në grumbullimin e fundit për ndeshjet ndaj Hingarisë dhe Polonisë. Fillimisht dolën me Covid-19 Hoxhallari dhe fizioterapisti Voci, pastaj Cikalleshi, Gjasula, Balliu dhe tani Veseli. Kujtojmë se ky i fundit luajti titullar ndaj Polonisë dhe 60 minuta ndaj Hungarisë, si zëvendësues i Gjimshitit të dëmtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit