Kombëtarja U-19 e rikonfirmon, Partizani “e përkëdhel”! Klei Çarçani, djaloshi i rritur te Akademia e kuqe pret debutimin

21 Tetor 2020
15:45
Telesport
back button

Kohë grumbullimesh, por edhe “përftimi” talentesh për t’i kaluar në sytë! Nevil Dede ka grumbulluar U-19 e tij me disa elementë që do të provojë gjatë kësaj periudhe kur bojkoti në Shqipëri për shkak të Ligjit mbi Sponsorizimin ka ndaluar topin!

TGrajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede, ka thirrur 25 lojtarë të vitlindjes 2002-2004, ku spikasin edhe disa elemente cilësor që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, të dyja skuadrat janë grumbulluar në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërkohë që në program janë edhe dy ndeshje miqësore.

Në datën 20 tetor do të zhvillohet një ndeshje miqësore midis Kombëtares U-19 dhe asaj U-20, ndërsa më datën 22 tetor Kombëtarja U-19 do të luajë ndaj Kombëtares U-18, me këtë të fundit që do të grumbullohet vetëm për një ditë.

Mes emrave jo të rinj, por që konfirmohen, edhe ai i Klei Çarçanit, një mbrojtës i djathtë i talentuar që këtë fillim sezoni në përgatitje është duke u stërvitur nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja te Partizani!

Eshtë hera e dytë që Nevil Dede e thërret duke i dhënë besim, ashtu sikurse edhe trajneri i ekipit kryeqytetas do të bëjë gjatë sezonit.

Historia e Kleit me Partizanin po bën një dekadë, kur në moshën 8 vjeç i ati do ta regjistronte te Akademia e kuqe pasi e kishte nisur te Dinamo.

Një mbrojtës i djathtë agresiv, dinamik dhe i shpejtë, por edhe me aftësi të shkëlqyera në dy fazat, si ajo sulmuese, ashtu edhe mbrojtëse. Klei ishte edhe kapiten te Partizani U-19 dhe lideri i ekipit.

Për më shumë informacione, pyesni talentin e Tiranës, Ernest Muçi, me të cilin është përballur te kampionati i moshave.

Pandemia ishte ajo që në fakt e pengoi të transferohej në Turqi, duke qenë se Fenerbahce e pëlqeu dhe në një periudhë prove dy javore la kontakt për t’u ritakuar… Emergjenca botërore prishi planet dhe Klei sot shpreson të bëjë debutimin në ekipin e parë të Partizanit!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit