Kombëtarja U-20 e djemve zhgënjen edhe ndaj Kroacisë në Europian

23 Korrik 2021
8:35
Telesport
back button

Tri humbje radhazi për kombëtaren U-20 në basketboll për djem në Europianin e kësaj grupmoshe që po zhvillohet në Brno të Republikës Çeke. Pas humbjeve me Spanjën dhe kombëtaren vendase, Shqipëria është mundur 99-46 edhe nga Kroacia, duke u klasifikuar e fundit në Grupin A.

Një tjetër ndeshje e vështirë për basketbollistët e rinj të drejtuar nga trajneri Eni Llazani, që nuk arritën dot të rivalizojnë. Rivalët tanë ishin ndjeshëm më lart, duke e komanduar takimin e merituar fitoren. Dy sfidat e fundit të Shqipërisë në Europian janë ndaj Portugalisë dhe Italisë, dy rivalet e fundit të Grupit A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit