Kombëtarja U-16 e koshit, e pesta në Europianin e Divizionit C

22 Korrik 2019
8:35
Telesport
back button

Kombëtarja U-16 e basketbollit për djem e ka mbyllur në vendin e pestë Europianin e Divizionit C të kësaj grupmoshe, event që u zhvillua në Tiranë. Ky Europian, që kryesisht përfshin vendet e vogla, u organizua nga Federata Shqiptare e Basketbollit dhe takimet u luajtën në sallën e lojërave “Feti Borova”.

Shqipëria arriti 4 fitore dhe 2 humbje në këtë event. Në fazën e grupeve, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alexander Curovic, u klasifikuan në vendin e tretë, duke humbur mundësinë që të shkojë në fazën gjysmëfinale. Shqipëria luajti në grupin e skuadrave për vendet 5-9.

Nga ndeshja Shqiperi-Gjibraltar

Në dy ndeshjet e fundit për klasifikim, Shqipëria fitoi 97-55 ndaj Maltës dhe më pas fitoi 74-47 ndaj Gjibraltarit. Për pasojë, kuqezinjtë u renditën në vendin e pestë në këtë Europian të organizuar në Shqipëri. Një rezultat i mirë edhe pse kombëtarja synonte një vend në “top-4” ekipet më të mira. Fitues i këtij Europiani ishte Luksemburgu, që mundi 78-50 Andorën në finale.

Rezultatet teknike (Grupi B)

Shqipëri – Skoci, 66-90

Shqipëri – Moldavi, 87-52

Shqipëri – San Marino, 71-32

Shqipëri – Luksemburg, 52-93

Vendet 5-9

Shqipëri – Maltë, 97-55

Vendet 5-6

Shqipëri – Gjibraltar, 74-47

Lajme të tjera

Lajmet e fundit