Kombëtarja U-18 e koshit zhgënjen në Europian, asnjë fitore dhe vendi i fundit

14 Korrik 2019
9:16
Telesport
back button

Kombëtarja U-18 vajza për vajza në baskteboll ka zhgënjyer totalisht në Divizionin B të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, duke u mundur në të gjitha ndeshjet. 7 humbje në po kaq takime të luajrtura e kanë pozicionuar kombëtaren kuqezi në vendin e 23-të dhe të fundit, duke mos korrur asnjë fitore.

Ndeshjet e Divizionit B të Europianit U-18 u zhvilluan në Shkup të Maqedonisë, aty ku vajzat e drejtuara nga trajnerja Mirza Alibegaj lanë shumë për të dëshiruar. Pas 5 humbjeve në fazën e grupeve (Grupi D) Shqipëria u pozicionua e fundit, por vijoi rrugëtimin e saj në Europian në takimet për klasifikimin përfundimtar.

Gjithsesi, edhe dy ndeshjet e fundit nuk sollën asnjë ndryshim, pasi Shqipëria u mund fillimisht 90-46 nga Austria në sfidën për vendet 17-23 dhe më pas u mund nga maqedonaset 77-64 në takimin e fundit, për vendet 21-23. Për pasojë, Shqipëria renditet në vendin e 23-të dhe të fundit, me 7 humbje dhe asnjë fitore.

Rezultatet teknike (Grupi D)

Shqipëri – Suedi, 46-100

Shqipëri – Luksemburg, 49-74

Shqipëri – Holandë, 36-89

Shqipëri – Britani e Madhe, 50-67

Shqipëri – Ukrainë, 60-80

Vendet 17-23

Shqipëri – Austri, 46-90

Vendet 21-23

Shqipëri – Maqedoni, 64-77

Lajme të tjera

Lajmet e fundit