Kombëtarja U-18 e rrjetës mbetet jashtë podiumit në Ballkaniadë

11 Korrik 2019
9:58
Telesport
back button

Kombëtarja U-18 e Shqipërisë në volejboll për djem u rendit në vendin e katërt në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua më datat 6-10 korrik në Ferizaj të Kosovës. Fituese e kësaj Ballkaniade doli Turqia, e cila i fitoi të gjitha takimet (5) e më pas u renditën Rumania, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova.

Kuqezinjtë e mbyllën këtë turne me 2 fitore dhe 3 humbje. Shqipëria fitoi ndaj Kosovës dhe Malit të Zi, por u mund nga Turqia, Rumania dhe së fundi nga Maqedonia. Me këtë të fundit u luajt për vendet 3-4, por kuqezinjtë nuk arritën dot të fitojnë. Ky është aktiviteti i dytë Ballkanik ku u përfaqësua vendi ynë, që me kombëtaren U-20 u rendit në vendin e tretë.

Rezultatet teknike

Shqipëri – Rumani, (21-25, 25-21, 18-25, 12-25)

Shqipëri – Kosovë, 3-1 (25-18, 23-25, 25-11, 25-15)

Shqipëri – Turqi, 0-3 (11-25, 17-25, 16-25)

Shqipëri – Mali i Zi, 3-1 (25-19, 22-25, 25-18, 25-14)

Shqipëri – Maqedoni, 1-3 (25-22, 19-25, 19-25, 22-25)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit