Komentatori ngatërron Gjimshitin me lojtarin e Sassuolos, plas gallata në rrjetet sociale!

16 Maj 2019
17:12
Anton Cicani
back button

Finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Lazios dhe Atalantas u transmetua nga RAI, teksa komentet e ndryshme të tifozëve dhe atyre që ndoqën këtë ndeshje ishin të gjitha tallëse dhe drejtuar komentatorëve sportivë, të cilët ngatërruan shumë emra futbollistësh, por më së shumti Berat Gjimshitin…

Faji i shkronjave. Në fakt, Gjimshiti shkruhet "Djimsiti", ndërsa komentatori e ngatërroi disa herë me "Djuricic", që luan te Sassuolo në fakt. Një gafë kjo e përsëritur, teksa në rrjetet sociale plasi gallata e madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit