Mesazhi i Isco-s për Sergio Ramos: E ke marrë vesh se…

23 Janar 2019
19:44
back button

Sergio Ramos ka postuar një foto të re në Instagram ku duket i zhytur në mendime. 

S’ka asgjë të keqe deri këtu, megjithëse qendërmbrojtësi njihet për karakterin  ashpër brenda fushës, jashtë saj është një baba i përkushtuar dhe padyshim që ka edhe ai një anë të ndjeshme. 

Megjithatë, ajo që bie në sy nuk është foto sensuale e kapitenit të Real Madrid, por komenti i lënë nga Isco. 

Pasi është raportuar këto ditë se qendërmbrojtësi dhe mesfushori nuk flasin me njëri-tjetrin, ish-lojtari i Malaga-s ka lënë një koment që tallet me shpifjet e medieve spanjolle. 

“A e ke marr vesh se nuk flasim?” shkruan Isco. 

“Kështu mendon dikush.” Mesfushori ka shtuar disa “emoji” duke mbledhur supet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit