Komisarët i heqin “pole” pilotit italian, Quartararo e nis garën nga vendi i parë

17 Prill 2021
16:08
Telesport
back button

Piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo, siguroi “pole position” në pistën e Portimao, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP. Ai ndali kronometrin në 1’38”862, duke lënë pas spanjollin Alex Rins me Suzuki dhe francezin Johann Zarco me Ducati Pramac.

Në fakt, në provat e sotme zyrtare, kohën më të shpejtë e dha italiani Francesco Bagnaia (1’38”494), me Ducati. Gjithseis, sipas komisarëve të pistës, ai shkeli rregulloren e flamurit të verdhë dhe u dënua me 10 pozicione. Ai do ta nisë garën nga vendi i 11-të.

Spanjolli Marc Marquez, që rikthehet në pistë pas 9 muajsh, me motorin e tij Honda u klasifikua në vendin e gjashtë, gati gjysmë sekondi më i avashtë së vendi i parë. Zhgënjen sërish Valentino Rossi, që me Yamaha Petronas u rendit i 17-ti, duke mos shkuar dot në garën për “pole”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit