Kompanitë anullojnë bastet për “lojtarin e ndeshjes”: Janë të manipuluara

30 Nëntor 2022
12:05
Telesport
back button

Shumë kompani bastesh në Angli kanë vendosur të mos pranojnë më baste për çmimin e “lojtarit më të mirë të ndeshjes” në botërorin Katar 2022. Kompanitë kanë frikë se këto vlerësime janë të manipuluara.

Rasti më flagrant ishte ai i Kevin De Bruyne, që mori këtë çmim pas ndeshjes Belgjikë-Kanada. Vetë lojtari tha se mbeti i befasuar nga votimi, pasi nuk ishte ai më i miri në fushë, duke pranuar se luajti dobët.

Por edhe në ndeshje të tjera ka patur dyshime, ndaj kompanitë e basteve vendosën ta anullojnë këtë çmim. Frika e kompanive është se mos votat e tifozëve në adresën e FIFA-s manipulohen nga ata që japing këshilla online.

E përditshmja britanike “The Sun” sqaron se këto llogari që japin këshilla, kanë mijëra ndjekës në rrjetet sociale, duke influencuar në masë te votimi. Ditët e fundit janë verifikuar rritje të votimeve pikërisht nga kjo ndërhyrje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit