Kompany në prag të debutimit në Bundesliga: “Ja sa pikë na duhen për titullin”

24 Gusht 2024
17:34
Denis Hakanaj
back button

Pesha e detyrës që i është besuar nuk është e lehtë, por trajneri i ri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka mohuar që të ndihet nervoz në prag të debutimit yë tij në Bundesliga, në fushën e Wolfsburg.

38-vjeçari belg ka qenë zgjedhja surprizë e drejtuesve të klubit bavarez, që i ka besuar atij për të ndërruar faqe pas sezonit të parë në 11 vite të mbyllur pa trofe.

Kompany ka pranuar se “kam qenë i emocionuar, duke parë se për mua bëhet fjalë për një sfidë të madhe”.

“Besoj se do të duhen rreth 90 pikë për të fituar titullin, kështu që duhet ta nisim mirë dhe të gjithë do të duhet të japin maksimumin”, ka parashikuar Kompany.

“Jemi përgatitur mirë me skuadrën dhe stafin, tani u takon lojtarëve që do të luajnë nesër”.

Mes titullarëve kundër Wolfsburg mund të jenë edhe Michael Olise dhe Joao Palhinha, të blerë respektivisht nga Crystal Palace dhe Fulham, por Kompany nuk ka dashur të zbulojë shumë:

“Ka mundësi të mira që të luajnë shumë në këtë sezon, por do t’i ruaj sekretet e mia deri nesër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit