Kompany “ngacmon” United: Në 2012-ën ishin më të fortë se ne, por…

17 Maj 2020
22:34
Denis Hakanaj

Kanë kaluar tetë vite nga ajo javë e fundit e çmendur e sezonit 2011/12 të Premier League, i mbyllur me fitoren e Manchester City në frymën e fundit.

Qytetarët rrezikonin ta humbnin titullin kundër QPR-së, por fitorja 3-2 e marrë në shtesë i ka lejuar ata që të përballonin sulmin e dëshpëruar të Manchester United në renditje.

Djajtë e Kuq e mbyllën me pikë të barabarta me kushërinjtë, por e humbën kampionatin për shkak të diferencës së golave. Gjithsesi, sipas Vincent Kompany, fitorja e City-t nuk ishte aspak e parahshikueshme. Këto kanë deklartat e bëra nga belgu për BBC:

“Nuk besoj se atë sezon kemi qenë skuadra më e mirë. Në të vërtetë, ka qenë United që e ka humbur titullin. Sepse ne nuk kishim vazhdimësi. Kemi qenë fantastikë në disa momente dhe më pas kemi patur momente  të tjerë në të cilët kemi pësuar humbje të pashpjegueshme”.

“Nuk ka qenë një sezon i qetë dhe mendon se ke Ferguson, Rio Ferdinand mbrapa krahëve, Vidic, Evra… ka qenë një skuadër e madhe. Të gjithë këta lojtarë dhe e kanë humbur. Kemi bërë diçka të jashtëzakonshme”.

“Mund edhe të ziheshim në stërvitje dhe më pas të fitonim 10 ndeshje radhazi. Kishte pak nga City i vjetër në atë moment, por në fund kemi arritur  të fitojmë dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit