Kompletohet turpi, Tomori bie nga kategoria!

11 Maj 2019
18:07
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së parafundit në Kategorinë e Parë dhe sytë ishin vetëm te ndeshjet për mbijetesë, sepse për sa i përket ngjitjes në Superiore është dekretuar me kohë ngjitja e Vllaznisë dhe Bylisit.

Lajmi i ditës është zbritja nga Kategoria e Parë e Tomorit. Beratasit luanin një finale të vërtetë në Cërrik ndaj Turbinës dhe ishte shansi i fundit, që është shpërdoruar në mënyrë skandaloze, sepse Turbina fitoi me një lehtësi impresionuese.

Një goditje fatale, por e paralajmëruar me kohë, sepse në Berat funksionarët e bashkisë nuk ia kanë haberin futbollit dhe kanë bërë gjithçka për ta shkatërruar, me veprime absurde dhe me dështime totale në administrimin e klubet dhe skuadrës.

Për pasojë, Tomori do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë, ku e pret derbi me Naftëtarin.

Ndërkaq, ka zbritur zyrtarisht një kategori më poshtë edhe Vora, e dorëzuar prej javës së shkuar. Sot Vora është mundur në Pezë-Helmës nga Shënkolli, që javën e ardhshme do të luajë një tjetër finale me Veleçikun dhe i duhet fitore e thellë, sepse koplikasit u mundën në shtëpi nga Burreli dhe janë rikthyer në valle.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit