Konfirmimi vjen nga Anglia, Ibra pranon ofertën e këtij klubi

3 Dhjetor 2019
11:37
Alfred Lleshi
back button

Zlatan Ibrahimovic është një nga protagonistët e shkëlqyer të momentit. Që kur zyrtarizoi lamtumirën e tij nga LA Galaxy, ai në fakt është bërë një nga lojtarët më të lakmuar të merkatos së dimrit. Emri i tij javët e fundit është lakuar në disa klube italiane dhe europiane. Megjithatë, siç raportohet nga “The Telegraph”, ylli suedez mendohet se e ka marrë vendimin e tij përfundimtar.

Ibra, i cili gjithashtu kishte tërhequr shumë interes nga Anglia, preferon të rikthehet ne Serie A, ose më saktë te Milani. Marrëveshja mes tij dhe klubit kuqezi duket se është është gjetur për deri në fund të sezonit, më pas palët do të kenë kohë të ulen në tryezë e të flasin mbi zgjatjen e mundshme të bashkëpunimit.

Për Ibrahimoviç, 38 vjeç, pas dy vitesh në nivele shumë të larta në MLS, ky rikthim te kuqezinjtë është pa dyshim i shkëlqyer. Ai ka luajtur dy sezone për Milanin, midis viteve 2010 dhe 2012, duke shënuar 56 gola në 85 ndeshje në total. Gjatë kësaj periudhe ka fituar një titull kampioni të Serie A dhe një Superkupë Italiane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit