Konfirmohen zërat e bujshëm: “Italia mund të luajë në Botëror, ja si”

17 Maj 2022
15:27
Denis Hakanaj
back button

Italia ka humbur mundësin për të marrë pjesë në Kupën e Botës të Katarit pas dështimit në playoff kundër Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, nga sa mësohet, duket se ekziston një shpresë e vogël për t’i parë Axurrët në turneun që do të zhvillohet dimrin e ardhshëm.

Duket i bindur për këtë presidenti i Federgolf, Franco Chimenti, i cili ka folur në emisionin “La politica nel pallone” të Rai Gr Parlamento.

“Po, ekziston një mundësi që Italia të jetë në Katar 2022, një mundësi më konkrete nga sa mendojnë të gjithë”, kanë qenë fjalët e tij.

“Ekuadori duket se ka përdorur një lojtar jo ekuadorian dhe mund të ndëshkohet për këtë. Flitet për një mundësi, por ekzistojnë kushtet që kjo të ndodhë.

“Nëse Ekuadori do të përjashtohej, atëherë duhet gjetur kombëtarja që do ta zëvendësojë. Rregullorja e FIFA-s thotë se duhet zgjedhur skuadra me pozicionin më të mirë në renditjen e FIFA-s dhe kjo është sigurisht Italia.

“Është e vërtetë se jam tifoz i Italisë, por këto janë rregullat e lojës dhe pjesëmarrja e kombëtares sonë nuk është ishte një padrejtësi.

“Nëse drejtuesit tani do t’i përkushtohen kësaj çështje, mund të vijë me të vërtetë kualifikimi i Italisë. Unë do të isha shumë i lumtur dhe do të ishin të lumtur gjithë italianët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit