Konfirmohet kalendari i ri, në 3 pista do të zhvillohen nga dy gara

18 Maj 2020
10:50
Telesport
back button

Liberty Media, kompania që zotëron kuotat e Formula 1, ka përpiluar kalendarin e ri të sezonit 2020. Gjithsej janë 19 gara në kalendar, dy më pak se sa kalendari i mëparshëm (mungojnë Montekarlo dhe Montreali) për shkak të coronavirus.

Sezoni pritet të nisë më 5 korrik, në Austri, në pistën e (Zwelteg) ku pas një jave do të zhvillohet edhe gara e dytë. Sipas projektit të paraqitur nga Liberty Media, në 3 pista do të zhvillohen nga dy gara.

Përveç garës së Austrisë do të garohet dy herë edhe në Angli (pista e Silverstone) dhe Bahrein. Sezoni 2020 pritet të përfundojë më 13 dhjetor, në Abu Dhabi dhe garat do të zhvillohen pa tifozë.

Kalendari i ri i sezonit 2020

5 korrik, Austri

12 korrik, Austri

26 korrik, Britani e Madhe

2 gusht, Britani e Madhe,

9 gusht, Hungari

23 gusht, Spanjë

30 gusht, Belgjikë

6 shtator, Itali

20 shtator, Azerbajxhan

27 shtator, Rusi

4 tetor, Kinë

11 tetor, Japoni

25 tetor, Amerikë

1 nëntor, Meksikë

8 nëntor, Brazil

22 nëntor, Vietnam

29 nëntor, Bahrein

6 dhjetor, Bahrein

13 dhjetor, Abu Dhabi

Lajme të tjera

Lajmet e fundit