Konfirmohet trilogjia, Canelo dhe Golovkin arrijnë marrëveshjen

17 Mars 2020
19:17
Denis Hakanaj
back button

Teksa boksi dhe të gjithë sportet e tjerë janë pezulluar për shkak të  coronavirus-it, një marrëveshje e përgjithshme mësohet të  jetë arritur mes dy prej emrave më të mëdhenj të ringut.

Canelo Alvarez dhe Gennadiy “GGG” Golovkin “kanë arritur një marrëveshje verbale për ndeshjen e tretë”, sipas The Atheltic.

Ndeshja e tretë pritet të zhvillohet 12 shtatorin e ardhshëm në Dallas.

Alvarez (53-1-2, 36 KO) duhej të ndeshej me Billy Joe Saunders më 2 maj për unifikimin e titujve të peshave të  mesme, por kjo sfidë është shtyrë.

Golovkin (40-1-1, 35 KO) ka fituar çdo dyluftim profesional që ka zhvilluar me përjashtim të ndeshjeve kundër Alvarez. GGG është 0-1-1 kundër Canelo-s, me ndeshjen e 2017-ës që ka dalë barazim, ndërsa ajo e 2018-ës që është e fituar nga Alvarez me vendimin e gjyqtarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit