Kongresi amerikan ndërhyn te Joe Biden për të lejuar Djokovic të luajë në US Open

9 Gusht 2022
9:14
Telesport
back button

Ende nuk dihet nëse tenisti serb Novak Djokovic do të luajë në grand slam e US Open, që nis më 29 gusht në Nju Jork. Kjo, për shkak të rregullave anti-Covid që janë vendosur nga qeveria amerikane, që detyron të gjithë ata që udhëtojnë drejt Amerikës të jenë të vaksinuar.

Djokovic është i pavaksinuar dhe kjo e pengon të udhëtojë e luajë në US Open. Tifozët e tij kanë bërë një peticion për ta lejuar të luajë në këtë turne, por kjo s’ka mjaftuar. Kështu që, për të lejuar fituesin e 21 grand slam të luajë po lëviz edhe konkresi amerikan.

Dy senatorët republikanë, Slaudia Tenney dhe Louie Gohmert i kanë dëruar presidentit amerikan Joe Biden një kërkesë zyrtare. Ata kërkojnë ë Djokovic të lejohet të mbërrijë në Amerikë dhe të luajë. Ata kanë publikuar letrën që tashmë ndodhet në zyrën e sekretarit të shtetit Antony Blinken.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit