Konsiderohet e ardhmja e Inter-it, realizoi ëndrrën falë Conte-s

15 Nëntor 2019
18:14
Denis Hakanaj
back button

Sebastiano Esposito është një nga risitë më të bukura të fazës së parë të sezonit të Inter-it të Antonio Conte-s.

Sulmuesi 17-vjeçar i zikaltërve po djeg etapat e një karriere që parashikohet të jetë e shkëlqyer. Ai po bën paraqitje mbresëlënëse edhe me kombëtaren U19 të Italisë.  

“Kam realizuar një nga ëndrrat e mia më të mëdha duke u bërë pjesë e skuadrës së parë të Inter-it. “Falënderoj klubin dhe kombëtaren që ka patur gjithmonë besim tek unë. Jam i gëzuar”, ka thënë Esposito për Rai Sport.

“Fakti që Conte më konsideron një titullar më bën të ndihem mirë, por unë tani mendoj për kombëtaren dhe qëndroj me këmbë në tokë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit