Kontakt me persona pozitivë me coronavirus, kampioni i botës bën testin

31 Mars 2020
14:01
Telesport
back button

Kampioni i botës, boksieri filipinas Manny Pacquiao ka bërë testin e coronavirus dhe ka rezultuar negativ. Lajmin e konfirmoi vetë kampioni i botës në peshën “welter” (kategoria WBA).

Ai e bëri testin, pasi më parë kishte takuar një politikan, i cili ka qenë pozitiv me coronavirus. Pacquiao e ka kryer testin në vendlindjen e tij dhe për disa ditë ka qenë në vetizolim.

Pacquiao, 67 fitore, 7 humbje e 2 barazime në karrierë, një ikonë e boksit, e ka bërë testin ditën e premte dhe deri sot ka qenë në karantinë. Gjithsesi, ai stërvitjen nuk e ka ndërprerë asnjë moment.

Filipinasi pritet që në korrik të mbrojë titullin kampion në një duel ndaj Keith Thurman, në një duel mes dy kampionëve të këtij Divizioni.

Manny Pacquiao

Lajme të tjera

Lajmet e fundit