Kontrata e re e Messi me Barçën nuk do të ketë datë skandence

8 Shtator 2019
13:28
Gentian Spiri

Pas deklaratës se Lionel Messi ka një klauzolë në kontratë, në të cilën thuhet se “pleshti” mund të largohet në çdo moment nga Barcelona, ka ardhur reagimi i presidentit të klubit katalanas, Joseph Maria Bartomeu. Për të, ikona Messi vlen më shumë se çdo gjë në futboll, ndaj është gati të bëjë një hap të madh. T’i ofrojë një kontratë të përjetshme sulmuesit argjentinas.

Messi, 32 vjeç, ka një kontratë që skadon deri në vitin 2021 me Barcelonën. Gjthsesi, kontrata e ardhshme me klubin katalanas mund të mos ketë datë skandence, pasi ajo mund të jetë e përjetshme. Lajmin e konfirmon e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, që shprehet se presidenti Bartomeu ka kohë që kultivon këtë ide.

Te Barcelona besojnë se Messi do të luajë me Barcelonën të paktën deri në vitin 2022, pasi atë vit zhvillohet botërori “Katar 2022” dhe ai synon të jetë në këtë turne. Atë vit, sulmuesi do të jetë 35 vjeç, çka do të thotë që karriera e tij do të jetë në fund. Gjithsesi, Messi ka deklaruar se ka dëshirë që muajt e fundit të karrierës së tij t’i zhvillojë te skuadra ku luajti kur ishte fëmijë, Newell’s Old Boys.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit