Kontrata e sulmuesit skadon verën e ardhshme, Juventus tenton surprizën nga Premier

17 Shtator 2021
10:51
Telesport
back button

Juventus po interesohet për të sjellë në Serinë A sulmuesin francez Alexandre Lacazette, që luan në Premier League me Arsenal. Këtë sezon, 30-vjeçari është aktivizuar vetëm 32 minuta nga trajneri Arteta, ndaj ka gjasa që ai të largohet.

Kontrata e Lacazette skadon verën e ardhshme, ndaj bardhezinjtë mund ta sjellin në Torino që në merkaton e janarit. Lajm ky që konfirmohet nga “calciomercato”.

Arsenal mund të pranojë një ofertë “bujare” të Juventusit, në mënyrë që të përfitojë diçka ekonomikisht  (10-15 milionë euro). Në të kundërt, verën e ardhshme, sulmuesi do të largohet me koston zero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit