Kontratë 10 mln euro në sezon për 14-vjeçarin e Dortmund

10 Prill 2019
10:40
back button

Youssoufa Moukoko është ndër talentet më premtues në akademinë e Borussia Dortmund. Ai është 14 vjeç dhe këtë sezon ka shënuar plot 79 gola në 49 ndeshje dhe luan me ekipin U17.

E ardhmja e tij është e ndritur dhe prej kohësh Barcelona e PSG janë vënë pas tij, për ta tunduar që ta marrin në akademinë e tyre. Gjithsesi deri tani Dortmund ka rezistuar dhe sulmuesi gjerman, me origjinë nga Maroku është duke firmosur kontratën e jetës.

Gazeta gjermane “Bild” ka bërë me dije se Moukoko ka firmosur një marrëveshje të fuqishme me kompaninë e veshjeve “Nike”. Gjiganti amerikan do e paguajë plot 10 milionë euro në sezon talentin e jashtëzakonshëm që shumë shpejt pritet të kapë majat e skenës së futbollit elitar në Europë. 

Kontrata e tij parashikon që ai do përfitojë automatikisht 1 milionë euro në sezon, plus 9 mln të tjera në formën e bonuseve, në rrugën e tij drejt integrimit në ekipin e parë të Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit