Kampionati Shqiptar

Korabi bën lojën, Plaku humb penallti, gjirokastritët marrin fitoren

U luajt ndeshja hapëse e javës së 3-të të kampionatit të 78-të kombëtar, Kategoria Superiore. Në “Elbasan Arena”, në një stadium të zbrazët, ngaqë Korabi është i dënuar në këtë drejtim, janë takuar dy skuadrat debutuese në këtë sezon.

KORABI-LUFTETARI  0-1
Golat: Montero 68’
KORABI: Vujadinoviç, Prifti, Sheta (Prençi 59’), Nako, Çela, Jubani (Mziu 72’), Veliaj, Zefi, Peposhi, Plaku, Adelaja (Nexhipi 52’). Trajner: Artan Mërgjyshi
LUFTËTARI:  Miraka, Rapa, Bojom, Beqiri, Mersini, Aleksi, Ramadani (Rapo 82’), Satonjo (L.Liçaj 55’), Bregu (Zogaj 90′), Montero, Abazaj. Trajner: Mladen Milinkoviç
Gjyqtarë: O.Sokoli, D.Myftari, R.Avdo
Kartonë të verdhë: Nako 90+4′ / Montero 63’, Aleksi 71’, Ramadani 78’

Auto Draft

U luajt ndeshja hapëse e javës së 3-të të kampionatit të 78-të kombëtar, Kategoria Superiore. Në “Elbasan Arena”, në një stadium të zbrazët, ngaqë Korabi është i dënuar në këtë drejtim, janë takuar dy skuadrat debutuese në këtë sezon. Ka fituar skuadra gjirokastrite, falë një goli të Monteros, në pjesën e dytë, edhe pse i është dashur të përballojë një ofensivë të pandalshme të veriorëve. Dibranët janë shfaqur më tepër kërkues, sidomos në fazën sulmuese, ndërsa gjirokastritët kanë menduar më shumë të mbrohen dhe të tentojnë diçka përmes kundërsulmit. Pjesa e parë ka qenë e dominuar nga të besuarit e Mergjyshit. Kështu, në minutën e 11-të, Peposhi fiton një penallti për të tijtë. Ekzekutimin nga pika e bardhë e merr përsipër Plaku, por gjuan në mënyrë të paskatë, mbi traun e portës gjirokastrite.

Auto Draft

Sulmet në ballë të gjerë të Korabit nuk kanë të rreshtur, duke arritur ta çekuilibrojnë prapavijën kundërshtare disa herë. Kështu ndodhi në minutën e 30-të, kur Plaku e udhëheq bukur topin, duke fituar një duel shpejtësi me dy qendërmbrojtësit e Luftëtarit, por sërish gabon përballë Mirakës. I vetëm me të, e kalon topin mbi tra. Një rast mjaft të mirë për gol ka skuadra dibrane edhe në fundin e 45 minutave të para, kur Peposhi nuk e godet dot topin me kokë, ngjitur me vijën fatale të “kuadratit” bluzi. Sa u përket këtyre të fundit, vetëm në minutën e 35-të kanë tentuar goditjen e parë drejt portës dibrane. Montero gjuan fort nga distanca, por topi kalon paksa mbi traun e portës së mbrojtur nga Vujadinoviç.

Auto Draft

Pjesa e dytë nis me ngulmimin e Luftëtarit, që shikon më tepër përpara. Në minutën e 52-të futet një krosim rrafsh me tokën nga e majta, por topi nuk shkon dot te Abazaj. Mergjyshi vendos të hedhë në fushë fantazistin Nderim Nexhipi në vend të sulmuesit Adelaja. 32-vjeçari pozicionohet si “elektron” i lirë mbas sulmuesit Plaku. Kundërpërgjigjet shpejt me lëvizjen e tij trajneri Milinkoviç, duke aktivizuar Lejdi Liaçajn.  Minuta e 61-të: Sebino Plaku bëhet sërish protagonist i rasteve të humbura. Pasi i vidhet mbrojtjes kundërshtare, sulmuesi i shpejtë nuk e gjen dot portën e Mirakës, i vetëm me këtë të fundit.

Auto Draft

Në futboll, po nuk shënove, do ta pësosh. Kështu ndodh me Korabin. Pasi godasin traun e portës gjirokastrite, topi rrëmbehet nga bluzinjtë, që dalin rrufeshëm në kundërsulm. Topi shkon te Montero, i cili shënon dhe kalon të tijtë në epërsi. Dibranët reagojnë me forcë, pretendojnë për një penallti në minutën e 76-të, por kryesori Sokoli nuk është i këtij mendimi. Minutat kalojnë mes një dialogu të gjatë të sulmeve të shumta të Korabit, në kërkim të barazimit, dhe mbrojtjes gjirokastrite, e cila ia del ta mbajë të paprekur portën e vet. Përfundimisht, fiton Luftëtari minimalisht, që merr tri pikët e para në këtë kampionat.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kampionati Shqiptar