Futboll

Korabi dhe Luftëtari në Superligë, bien Ada dhe Butrinti

Është mbyllur sot java e fundit e kampionatit në Kategorinë e Parë, e cila nuk ka servirur asnjë suprizë duke shpallur Korabin kampion të Grupit A dhe Luftëtarin kampion të Grupit B sikurse ka shënuar edhe rënien në Kategorinë e Dytë të Adës dhe të Butrintit. Ndërkohë, Korabi dhe Luftëtari do të ndeshen tashmë për titullin kampion të Kategorisë së Parë.

Pasi mundën një javë më parë në shtëpi, rivalët direkt, Kastriotin në një post-ndeshje shumë të anatimuar përsa i përket ngjarjeve të ndodhura, skuadra e Korabit ka fituar sot në transfertë me rezultatin 1-0, ndaj Adës së Velipojës, falë golit të realizuar nga Frashëri, për tu ngjitur tashmë zyrtarisht në Kategorinë Superiore të Kampionatit Shqiptar.

luftetari

Luftetari-Apolonia 2-1.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe skuadra e Luftëtarit, e cila pasi fitoi javën e kaluar në transfertë ndaj Pogradecit, rival për kreun e Grupit B, ka fituar sot sërish, kësaj here në shtëpi përballë Apolonisë, me rezultatin 2-1. Një ndeshje e vendosur falë golave të shënuar nga Albano Aleksi (autogol) në favor të Apolonisë, ndërsa më pas përmbysi gjithçka Canka dhe Bregu me penallti në kohën shtesë, duke shënuar rikthimin e gjirokastritëve në Superligë, pas katër sezonesh.

Sikurse edhe javën e kaluar, edhe këtë javë kanë vijuar shfaqet e shëmtuara, ndonëse fatmirësisht kësaj here jo më me skena dhune, por të limituara vetëm në rezultatet qesharake të sigluara sikurse i shkonte më përshtat ndonjërit prej ekipeve. I tillë ishte rasti i ndeshjes Turbina-Pogradeci e përfunduar me rezultatin final 8-3. Një rezultat falë të cilit Turbina ka mundur të mbijetojë në Kategorinë e Parë.

Rezultatet e javës së 27-të të Kategorisë së Parë

Grupi A

Ada-Korabi 0-1
Shënues: Frashëri 45′
Burreli-Kamza 3-2
Shënues: Kaloshi 08′, Ajazi 78′
Iliria-Erzeni 3-3
Shënues: Lleshi,Doku/ Teqja15′

Kastrioti-Besëlidhja 3-3
Shënues: Alikaj 22′, Tali 30′, Domgjoni/ Gjorgjeviç 10′, Hajdari 67′

Mamurrasi-Besa 0-0

Standings provided by Sofascore LiveScore

Grupi B

Luftëtari-Apolonia 2-1
Shënues: Canka 79′, Bregu 90′ (pen)/ Aleksi (autogol) 77′

Elbasani-Shkumbini 2-0
Shënues:Dosti 54′
Dinamo-Sopoti 3-1
Shënues:Turdiu 08′,64′, Kolgega 30’/ Dhima
Butrinti-Lushnja 3-0
Shënues:Hoxha 67′

Turbina-Pogradeci 8-3
Shënues:Caushaj 06′, Muhollari 28′, Pere (pen) 35′, Çaushaj (2)/ Topllari 78′, Hasanaj

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll