Korabi thyen matjanët në shtëpi, Dinamo fiton dhe “fërkon duart”

17 Prill 2021
15:14
Alfred Lleshi
back button

Rezultate suprizë në dy ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë, të vlefshme për fazën “paly off” në grupin A. E tillë mund të konsiderohet fitorja e Korabit në “Liri Ballabani”, në derbin e prefekturës. Skuadra e Agim Canajt ka thyer në shtëpi Burrelin, që konsiderohet një nga favoritët për t’u ngjitur në Superiore. Sfidë e përcaktuar nga një gol i hershëm i Paplekajt, edhe me tensione gjatë lojës.

Këtij triumfi të dibranëve iu është gëzuar Dinamo, e cila ka bërë detyrën në ndeshjen e vet, të luajtur në “Selman Stermasi”. Blutë kryesues mundën 2-1 Vorën dhe tashmë kryesojnë grupin A me 38 pikë, një më shumë se matjanët. Sot dhe nesër vijojnë sfidat e tjera, sipas dy grupeve, si për pjesën e sipërme të klasifikimit, me synimin madhor ngjitjen në Superiore, si për pjesën e poshtme, me qëllim mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Burreli-Korabi  0-1
Golat: Paplekaj 7′

Dinamo-Vora  2-1
Golat: Da Silva 25′ (pen), Djidjiwa 47′,  / Keqa 53′

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit