Koreografia me Tetris, tifozët e CSKA Sofjes habitin botën

21 Mars 2019
12:54
back button

Në epokën e internetit dhe koreografive që sa vijnë e bëhen më spektakolare, shpesh me efekte speciale mahnitëse, nga Bullgaria vjen një koreografi origjinale dhe paksa "e lashtë", që po bën xhiron e botës.

Tifozët e CSKA-së së Sofjes kanë gjetur një mënyrë mjaft të veçantë dhe të zgjuar për të mbështetur ekipin e tyre, në ndeshjen e fundit 2-0 ndaj Beroes.

Në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi koreografia bullgare, sepse në tribunë janë shfaqur shkronjat CSKA, që zbrisnin si në lojën e famshme Tetris.

Ne fund, edhe një mesazh: "Next level ultras", që përkthehet "Tifozë ultras të një niveli tjetër".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit