Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur ne konferencen per shtyp ne prag te ndeshjes ndaj Dortmund. Pyetja e pare ka te beje me faktin se stervitja e fundit ne Milano u be duke degjuar ne autoparlant koret e tifozerise se Dortmund. Motivi? “Sepse duhet te mesohen djemte me faktin se do te jete shume zhurme dhe se ndoshta sdo te me degjojne aq sa duhet”
Objektivi? “Ne gjithmonë dalim në fushë për të dhënë më të mirën tonë dhe për të fituar. Është një ndeshje e rëndësishme, por më pas do të ketë 4 ndeshje të tjera.
Duke qene se nuk e fituam ndeshjen e parë, nesër do të duhet me shume. Dortmund nuk humbet në Champions League në shtëpi qe nga nëntori 2021. Ne kemi besim të madh dhe do të japim më të mirën.
Ata luajnë futboll sulmues. Gjithmonë luajnë me 5 lojtarë sulmues. Mund të pranojnë situata te rrezikshme ne mbrojtje, por kjo do të varet nga ne. Ne do të duhet të jemi kompakt dhe inteligjentë, si dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura.
Do të gjejmë një atmosferë të ngjashme me atë të Liverpoolit, por ne jemi rritur me kalimin e viteve. Do të duhet të marrim energji nga kjo situatë.
Reijnders para mbrojtjes? Kjo varet nga lloji i mesfushorit që dua të përdor: nëse jam duke kërkuar për një mesfushor që sulmon, atëherë Musah mund të luajë para mbrojtjes, përndryshe Reijnders do të luajë aty. Por kemi edhe Adli e Pobega…”