Korona prek dhe rrogën e janarit, Gjici me vendim ekstrem

3 Prill 2020
15:19
Eraldo Harlicaj

Situata e keqe për shkak të COVID-19 ka prekur dhe klubet shqiptare. Presidentët kanë vështirësi të paguajnë rrogat e futbollistëve dhe sigurisht, po mundohen t’i shmangin. 

Kultura e drejtimit të presidentëve tanë nuk i jep mundësi që të diskutojnë me futbollistët, por marrin masa direkte. Kukësi ka vendosur që për shkak të koronavirusit të mos japë rrogën e muajit janar. 

Nuk ka asnjë logjikë, sigurisht, por mos harroni se jetojmë në Shqipëri dhe president është Safet Gjici. Futbollistët janë shumë të prekur nga kjo situatë dhe tashmë kanë filluar të kenë vështirësi dhe për rroga.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit