Koronavirus eklipson titullin, Liverpool: Sjellje e papranueshme nga tifozët!

27 Qershor 2020
14:57
Alfred Lleshi
back button

“Shumë mijëra njerëz u mblodhën dje në “Pier Head” dhe vendosën të injorojnë distancat e sigurisë, duke rrezikuar kështu shëndetin publik. Qyteti ynë është ende në një urgjencë shëndetësore prej Covid-19 dhe këto sjellje janë të papranueshme”. Me këtë shënim të ashpër, të lëshuar bashkarisht nga Liverpool Football Club, Këshilli Bashkiak dhe agjensitë e zbatimit të ligjit, është stigmatizuar ajo që ndodhi në qytet mbrëmë. Fjala është për mijëra tifozët e “Reds”, që dolën shesheve dhe rrugëve për të festuar titullin kampion të Anglisë, i pari që nga viti 1990. Nuk munguan as trazirat e përplasjet me policinë, të cilat zgjatën deri në agim.

“Rreziku i një valë të dytë të Covid-19 ekziston ende, – vijohet në deklaratën për mediat. – Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, që situata të mos dalë jashtë kontrollit dhe të karantinohemi sërish. Kur të jetë e mundur do ta bëjmë festën e madhe, nuk do të mungojë parada e ekipit nëpër qytet (në autobusin me dy kate), por deri atëherë siguria dhe shëndeti publik do të vazhdojnë të jenë përparësia jonë numër një”.

Gazeta “Liverpool Echo” ka dokumentuar me foto dhe video (në versionin e saj online) të përplasjeve midis forcave të rendit dhe huliganëve, që ndodhën para agimit të sotëm (deri në orën 2 të mëngjesit) pranë stacionit të trenit dhe në qendër të qytetit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit