Koronavirus, francezi refuzon uljen e rrogës: Jam kryefamiljar, kam detyrime

2 Qershor 2020
10:44
Telesport
back button

Mesfushori francez Dimitri Payet, që luan me ekipin e Olimpik Marsejë, ka deklaruar se refuzon të ulë me 30% rrogën e tij, pas situatës së vështirë financiare të krijuar për shkak të koronavirus.

Të gjithë kanë mendimin e tyre për këtë çështje. Unë e kam dhënë mendimin tim, nuk do të pranoj uljen e rrogës. Jam edhe kryefamiljar, kam një familje për të mbajtur”, tha Payet.

Klubi ka propozuar uljen me 30% të rrogës dhe disa lojtarë të Olimpik Marsejë kanë pranuar. “Kam shumë detyrime financiare për të kryer. Unë do të mbroj interesat e mia dhe të familjes time”, tha Payet, që fiton rreth 100 mijë euro në javë.

Sezoni 2019-2020 i Ligue 1 është mbyllur zyrtarisht disa javë më parë për shkak të koronavirus dhe fitues është shpallur PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit