Koronavirus gjunjëzon një tjetër pistë, Amerika zyrtarizon tërheqjen

9 Korrik 2020
11:26
Telesport
back button

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Amerikës në Moto GP, që zhvillohet në pistën e Austin, kanë vendosur të mos organizojnë garën këtë vit për shkak të koronavirus. Ata kanë anulluar përfundimisht garën, duke u dhënë fund hamendjeve për një shtyrje të mëtejshme.

Situata me pandeminë e Covid-19 është ende kaotike në Amerikë, ndaj dhe u morr vendimi për ta anulluar garën e planifikuar të zhvillohet më 15 nëntor. Kjo pistë do të rikthehet në kalendar në vitin 2021.

Sezoni 2020 i Moto GP do të nisë më 19 korrik në pistën e Jerez (Spanjë). Deri më tani janë konfirmuar 13 gara. Gjithsesi, kalendari i Moto GP për këtë vit mund të shtohet edhe me pistat e Malajzisë, Tailandës dhe Argjentinës, ndërkohë që nga Amerika erdhi JO zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit